Ishte një e diel e veçantë për Mitropolinë tonë! U mbyllën 17 vjet nga Fronëzimi i Hirësisë së Tij z. Dhimitër dhe festuam me gëzim këtë përvjetor që përkon dhe me Festën e Shenjëtorëve të Mitropolisë sonë! Në Liturgjinë Hyjnore u kurorëzua dhe Herotonia e z. Pandeli Zeneli! Gjithmonë i denjë dhe Perëndia t'a ndriçojë dhe t'i japë forcë në misionin e tij!

Pas Meshës Hyjnore dhe pasi u gostitëm të gjithë filloi programi festiv në të cilin ishin prezente të gjitha institucionet arsimore të Mitropolisë sonë! Ora kaloi gëzueshëm me fjalime, këngë e poezi. Sigurisht, të gjithë së bashku me dhurata uruam Mitropolitin dhe Atin Tonë Shpirtëror për shumë vjet të bekuara!

Për më shumë foto klikoni këtu!!!